You must be logged in to post comments on this site - please either log in or if you are not registered click here to signup
Wednesday 26 May 2010
Fëstëk për zemër të fortë
Sipas rezultateve të një studimi të ri, konsumimi i fëstëkut mund të përmirësojë nivelin e antioksiduesve në gjakun e personave të moshuar, të cilët kanë kolesterol të rritur. Përdorimi i përditshëm i fëstëkut, në sasi prej 40 deri në 85 gram, mund të përmirësojë nivelin e beta-karotenit, luteinës dhe ? – tokoferolit në gjak.
Po ashtu, personat e eksperimentuar të cilët kanë ngrënë fëstëk kanë pasur nivel më të ulët të LDL-kolesterolit të oksiduar në gjak në krahasim me personat që nuk kanë konsumuar fëstëk.
LDL-kolesteroli i oksiduar lidhet me proceset e inflamacionit dhe krijimit të shtresave të forta në enët e gjakut. Autorët thonë se rezultatet e studimit të tyre tregojnë se ushqimi që mbron zemrën dhe enët e gjakut, dhe përfshin edhe fëstëkun, çon deri te nivelet më të ulëta të LDL-kolesterolit, kryesisht përmes mekanizmit të uljes së kolesterolit të përgjithshëm, por edhe për shkak të dobive tjera shtesë siç është rritja e nivelit të antioksiduesve në gjak.
Duke zgjedhur mendimet e bukura dhe pozitive, si dhe me angazhimin dhe punën e përditshme, njerëzit mund të mësojnë të bëhen optimistë.
Prej kohësh dihet se optimizmi është i mirë për shëndet, ndërsa studimet e reja tregojnë se optimizmi mund të mësohet. Në fakt, një studim i realizuar në vendet skandinave, tregon se njerëzit të cilët mundohen çdo ditë që në mënyrë të vetëdijshme të mendojnë pozitivisht, bëhen gjithnjë e më të disponuar, por edhe më të shëndetshëm. Duke përcjellë 200 pjesëmarrës në studim (detyra e të cilëve ka qenë që çdo mëngjes të mbushin kokën me mendime pozitive dhe të lumtura), ekspertët kanë vërejtur se me kalimin e kohës, njerëzit zhvillojnë shprehi të të menduarit pozitiv dhe bëhen më optimistë.
Sipas një studimi të ri, nëse prirjet aktuale të jetëgjatësisë të vazhdojnë, fëmijët e lindur sot ka shumë të ngjarë të jetojnë 100 vjet. Dhe jo vetëm që brezat e ardhshëm do të jetojnë më gjatë, por edhe do të sëmurën më pak.
Studimi u krye nga ekspertë në Danimarkë. Ata morën në shqyrtim mundësinë e jetëgjatësisë dhe cilësinë së jetës së brezave të ardhshëm. Jetëgjatësia në vendet e pasura në shekullin e kaluar u rrit deri 30 vjet. Hulumtimi i ri tregon se edhe nëse kushtet aktuale shëndetësore qëndrojnë të njëjta , 75 për qind e fëmijëve të lindur sot pritet të kenë një jetëgjatësi prej 75 vjetësh. Në qoftë se jetëgjatësia vazhdon të rritet me ritmet e tanishme, fëmija e lindur sot do të ketë 50% shans të bëhet 100 vjeç. Ky është një ndryshim i dukshëm nëse kihet parasysh se personat e lindur në vitin 1930 kishin 50% gjasa që të mbushnin 77 vjet. Ndërsa popullsia në rritje e moshuar mund të paraqesë ngarkesa të reja financiare, shkencëtarët thonë se sa më gjatë njerëzit jetojnë aq më të shëndetshëm janë. Prirjet tregojnë se të moshuarit e shëndetshëm zgjedhin të punojnë përtej moshës së pensionit dhe kjo pjesërisht lehtëson barrën financiare të programeve shoqërore e të pensioneve.
Luftëtari për mbrojtjen e ambientit “Njeriu ari polar”, u bë njeriu i parë i cili notoi në liqenin e akullt të Mont Everestit.
Britaniku Lewis Pugh (40 vjeçar) kishte të veshur vetëm brekët e larjes, syzet e notit dhe kapelën derisa notoi një kilometër nëpër liqenin e akullt Pumori. Ati iu deshën 22 minuta e 51 sekonda për ta bërë një gjë të tillë.
Liqeni gjendet në lartësinë 5.300 metra mbi nivelin e detit, ndërsa temperatura e ujit është rreth dy gradë celsius. Lewis i tha gazetës britanike Telegraph se është dashur të kujdeset për shpejtësinë me të cilën po notonte.
Sikur të kishte notuar më shpejtë, kishte mundur të mbetej pa fuqi dhe të mbytej, por sikur të kishte notuar shumë ngadalë, ka mundur të ngrihej.
Lewis tashmë ka notuar në Antarktik dhe në Polin e Veriut për të tërhequr vëmendjen për shkrirjen e akullit. Sfida e tij e fundit ishte më e vështira, sepse përveç të ftohtit ai duhej të luftonte edhe me lartësinë mbidetare.